Republika e Kosovës do të aplikojë si shtet vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: Taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” është e lartë

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për TV Dukagjini, se kjo ministri është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor. Bajram Hasani, duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës. “Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë se ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë e lartë. Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes. Na duhet ndoshta edhe autostradës tonë duhet ti vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksa të larta” ka deklaruar Hasani.

Ministri Hasani ka thënë se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri. “Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani. Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në emisionin “Përballje” ka thënë se kjo ministri  është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë. “Unë si ministër edhe si ministri kam me punu shumë, dhe jam fokusi që t’ju ndihmohet prodhuesve vendor, jemi duke punu me lehtësira që mbështet prodhimet edhe kam me i përdorë të gjitha mekanizmat”. Sipas Hasanit nëse mbështeten prodhuesit vendor do të rritet edhe puna edhe zhvillimi edhe eksporti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …