Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar 28 nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përmes një shkrimi Haradinaj është shprehur se kjo ditë shënon rimëkëmbjen e kombit. Sipas Haradinajt, kjo është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët. “Të nderuar bashkëkombas, Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar. “28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo …