Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me shefen e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me shefen e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Bruksel, ku po zhvillon takime të rëndësishme. Ai  ka mbërritur në ndërtesën e Këshillit Evropian në Bruksel, ku është pritur nga shefja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të komisionit, Haradinaj dhe Mogherini pas pak pritet të dalin në një konference për media. Haradinaj në takim po shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli dhe ministrja Dhurata Hoxha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …