Kryeministri Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: T’ia zbardhim fytyrën Kosovës me zgjedhje të mira dhe fer

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar partitë politike, për korrektësinë e treguar gjatë fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor. Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kërkoi nga qytetarët dhe partitë politike  që t’ia zbardhin fytyrën vendit me zgjedhje të lira dhe fer.

 

“Dua t’i falënderoj të gjitha partitë politike për një korrektësi në fushatë, për një kujdes. Ka pasur ndonjë ta quajmë ashtu incident. Por megjithatë mendojmë që procesi ka shkuar në rregull. I lusim besoj në emër të gjithë secilit këtu,  partitë politike, gjithë akterët  pjesëmarrës në zgjedhje, mekanizmat e rendit dhe të ligjit, KQZ-në, KKZ-në dhe qytetarët që t’ia zbardhin fytyrën Kosovës me zgjedhje sa më të mira, me zgjedhje fer. Të votojmë lirshëm. Mos të harrojmë se dhe nga kualiteti i  zgjedhjeve varet shpejtësia me të cilën ne arrijmë te liberalizimi i vizave, perspektiva evropiane dhe krejt proceset para nesh. I uroj Kosovës fat në këto zgjedhje komunale”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …