Kryeministri Kurti e shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun

Kryeministri Kurti e shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun

Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.“Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në deklaratën e Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …