Kryeministri Kurti, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Qeverisë, për rëndësinë e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një darkë pune me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit, përfshirë kryetarin e Grupit Parlamentar Multietnik Enis Kervan, nënkryetarin e Kuvendit Bahrim Shabani dhe disa deputetë të tjerë. Gjatë bisedimeve, u diskutua për agjendën legjislative, rëndësinë e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve të rëndësishme, si dhe për kohën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së përbashkët dhe mbështetjen e vazhdueshme për përfaqësimin dhe fuqizimin e komuniteteve jo shumicë me projekte konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …