Kurti

Kryeministri Kurti, në 23-vjetorin e themelimit të policisë ka përmendur rastin e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23-vjetorin e themelimit të policisë ka përmendur rastin e 11-vjeçares së dhunuar në Prishtinë. Kurti ka thënë se një vajzë që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhet në strehimore për shkak të dhunimit. Ai i ka bërë thirrje policisë të jetë në nivelin më të lartë të detyrës kudo, në çdo rrugë e çdo cep të vendit. “Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”, ka thënë  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Përçarje në GUXO, Blakaj me akuza të rënda ndaj Gërvallës dhe Pecit

Përçarjet brenda Partisë Guxo po thellohen, pasi ish-anëtari i kryesisë së degës në Pejë, Ruzhdi …