Kryesitë e dy kolegjiumeve të AKS-së shqyrtuan projektligjet për zyrtarët publikë dhe projektligjin e pagave

Kryesitë e dy kolegjiumeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot në një takim të përbashkët shqyrtuan projektligjet për zyrtarët publikë dhe projektligjin e pagave, e që këto projektligje janë në diskutim publik, ku edhe i dhanë vërejtjet, propozimet dhe rekomandimet e tyre. Këto vërejtje, propozime dhe rekomandimet do të përcillen përmes shkresës zyrtare në grupet punuese qeveritare. Projektligji për zyrtarët publikë, parasheh që menaxhmenti i mesëm dhe i ulët të mandatohet me afat vetëm prej katër vitesh. Kjo u kundërshtua nga të gjithë anëtarët dhe me ç’ rast është kërkuar që nenet që e parashohin këtë rregullim të mos përfshihen në ligjin e ardhshëm. Propozohet që të mbetet në fuqi rregullimi aktual, pra që të mos ketë ndryshime në këtë aspekt. Projektligji i propozuar eleminon procesin e avancimit në detyrë, transferin në pozita të ngjashme brenda institucioneve dhe kërkesa e AKK-së është që pozitat e menaxhmentit të mesëm dhe të ulët të rregullohen me akt-emërime të përhershme, ashtu siç është e rregulluar me ligjin aktual”, ka njoftuar AKK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …