Kryeministri Kurti, në Forumin e Bledit u takua edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bledit, në Slloveni  është takuar e ka biseduar  edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë rast, Lajçak ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes  të Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator. Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje e arritur në mes  të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria aktuale  duhet t’i ndërmarrë për shtendosjen  e situatës në Veri  të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …