Albin Kurti

Kryeministri Kurti paralajmëroi deputetët e VV se do të ndërmarr masa ndaj tyre nëse nuk angazhohen për programin e partisë së tij

 

Kryeministri, Albin Kurti ka paralajmëruar deputetët e subjektit politik Vetëvendosje se do të ndërmarr masa ndaj tyre nëse ata nuk angazhohen për realizimin e për programit të partisë së tij. Ai paralajmëroi deputetët e partisë së tij se nëse nuk e ndihmojnë qeverinë për të vazhduar përpara, ata nuk do të jenë të emëruar në lista në zgjedhjet e ardhshme. “E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, theksoi në mes tjerash, lideri i Vetëvendosjes, njëherit edhe kryeministër i vendit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …