Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës zyrtare në vendimmarrjet strategjike të vendit, në një kohë kur Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj në fushën e mbrojtjes si vend anëtar i NATO-s. Pirro Vengu është konfirmuar sërish në krye të Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë Rama 4, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë ministër në detyrë, Ejup Maqedoncin, për shkak të bllokimit institucional që ka lënë vendin pa qeveri funksionale. Shqipëria ka ofruar vazhdimisht mbështetje për Kosovën në aspektin e sigurisë, ndërsa gjatë mandatit të parë, Vengu me homologët nga Kosova dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë të përbashkët për stabilitet rajonal. Serbia reagoi ashpër ndaj kësaj nisme, por NATO nuk e kundërshtoi. Në këtë kontekst, ministri shqiptar i Mbrojtjes ka paralajmëruar për përpjekje destabilizuese në kufirin e Kosovës, duke bërë thirrje për koordinim të plotë me KFOR-in. Ndërkohë, Kosova ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 208 milionë euro për vitin 2025, një shtim prej 55 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, mos përfshirja aktive e Kosovës në koordinim të ngushtë me Tiranën mbetet një pikë kritike, sidomos në kohën kur situata e sigurisë në rajon është e brishtë dhe kërkon bashkëveprim të ngushtë mes dy shteteve shqiptare.”kallxo”