Gjatë fjalës para Këshillit Drejtues të partisë Vetëvendosje, shefi i saj, Albin Kurti është zotuar për realizim të projekteve për të cilat vite më parë ishte zotuar se do t’i realizoj nëse vjen në pushtet. Kështu, ai theksoi se gjatë mandatit të qeverisë së ardhshme, do ta përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë. “Do ta përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren–Tetovë, dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve Deçan – Plavë dhe Pejë – Rozhajë” theksoi mes tjerash i emëruari për postin e kryeministrit nga partia Vetëvendosje, kryetari i saj, Albin Kurti.
