Kryeministri Mustafa vlerëson ndihmën e Zvicrës për Kosovën

Kryeministri Mustafa vlerëson ndihmën e Zvicrës për Kosovën

Kryeministri, Isa Mustafa është takuar sot me këshilltarin federal të Zvicrës, Guy Parmelin, i cili është edhe udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes dhe Sportit. Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryeministri Mustafa e njoftoi zyrtarin zviceran mbi zhvillimet në vend. Kryeministri, Mustafa foli edhe për procesin e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke sqaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për një gjë të tillë. Ndërkaq, këshilltari Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin, vlerësoi të arriturat në Kosovë. Në këtë drejtim, ai shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …