Fajon: Ideja për shkëmbimin e territoreve është e rrezikshme, ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikte e luftra

Fajon: Zgjidhja për çështjen e demarkacionit të gjendet pa e hapur procesin e rinegocimit

Raportuesja për çështjen e vizave në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon  kërkon që zgjidhja për çështjen e demarkacionit të kufirit  mes Kosovës dhe Malit të Zi  të gjendet pa e hapur  procesin  në rinegocim. Deputetja sllovene ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje kompromisi nga palët. “Atmosfera në Komisionin Evropian, nuk është e mirë  për shkak të krizës së refugjatëve. Prandaj unë i sugjeroj Qeverisë së Kosovës që të punojë ngushtë me BE-në por edhe vendet anëtare të BE-së për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara dhe nuk dua të spekuloj se çka do të ndodhte nëse nuk përmbushen edhe këto dy kërkesa. Sa i përket demarkacionit, unë inkurajoj palët që të bëjnë zgjidhje kompromisi, ka thënë zonja Fajon, e cila ka kritikuar kushtet, që iu kanë bërë Kosovës për liberalizimin e vizave, kushte speciale të cilat nuk iu kanë bërë asnjë vendi të rajonit e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …