Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur krenar me procesin e shtet ndërtimit të Kosovës gjatë 25 viteve të fundit.

Në konferencën ndërkombëtare “KosovaPAR 2025”, ai tha se Kosova përfaqëson një rast unik në ndërtimin e institucioneve pas luftës. “Kosova është rast sui generis. Institucionet u ndërtuan nga misionet ndërkombëtare – OKB, BE dhe OSBE – dhe sot vlerësohet si sukses nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së, Transparency International dhe të tjera,” u shpreh Kurti. Por, deklaratat e Kurtit bien ndesh me qëndrimet e tij kur ishte në opozitë. Në vitin 2019, ai e quante Kosovën “shtet të dobët” nën sundimin e “mujsharëve”. Madje, kishte theksuar se për 20 vite pas çlirimit, vendi kishte mbetur pa drejtësi dhe me papunësi të lartë. Kritikat e tij të ashpra ndaj progresit pasluftës shpesh shoqëroheshin me vlerësime pozitive për periudhën e industrializimit në ish-Jugosllavi. Analistët thonë se ky ndryshim narracioni nga opozita në pushtet tregon përplasjen mes diskursit politik dhe realitetit të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiptarë nga diaspora organizojnë protestë masive në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Evropës do të udhëtojnë në …