Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley, për çështjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,  e ka vlerësuar lart kontributin e Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley, për çështjen e Kosovës. Ai ka shkruar se këta dy, kanë qenë gjithnjë në përkrahje të Kosovës. “Çdo shqiptaro-amerikan, pavarësisht pikëpamjeve apo përkatësive politike, e pranon se Joe DioGuardi luajti një rol qendror për zërin e shqiptarëve në politikën amerikane në një kohë vendimtare për Kosovën. Ai ishte personi që u hapi dyert e politikës amerikane shqiptarëve, kur jo shumë njerëz ishin të interesuar të dëgjonin për vuajtjet tona në ish-Jugosllavi. Teksa ai qëndronte në krah të vërtetës dhe popullit tonë, përkrah tij qëndronte bashkëshortja e tij, Shirley. Bashkë, lobuan te Presidenti Clinton për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, duke u siguruar që Bosnja të mos përsëritej; mbrojtën UÇK-në si një ushtri çlirimtare me një kauzë të drejtë; bindën administratën Bush se pavarësia e Kosovës nuk duhej të vonohej dhe në vitin 2008 kjo u bë realitet” ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Vendi ynë po përballet me krizë energjetike dhe çmime të larta të rrymës

Njohësit e fushës së energjisë kanë thënë se vendi ynë po përballet me krizë energjetike …