Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë kapitujt e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. Por, ai nuk ua përmendi faktin se Kosova vazhdon të jetë nën masa të BE-së dhe se zyrtarët evropianë nuk e takojnë më në objektin e Qeverisë, pas vendimit të Gjykatës Supreme që e shpall të paligjshme mbajtjen njëkohësisht të postit të deputetit dhe kryeministrit. Ndërkaq në një letër të datës 8 gusht, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se zyrtarët e nivelit të lartë evropian nuk do të mbajnë takime me Kurtin brenda institucioneve, deri në formimin e një qeverie të re legjitime. Ndërkohë, Kurti vazhdon të takohet me diplomatët e huaj në ambiente jozyrtare, ndërsa në arenën e brendshme përballet me akuza për injorim të vendimeve të Gjykatës Supreme dhe izolim gjithnjë e më të thellë ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR trajnon ushtarët gjermanë për neutralizimin e dronëve në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njofton se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kanë …