Kryeministri, Ramush Haradinaj është pritur nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve

Kryeministri, Ramush Haradinaj është pritur nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri, Ramush Hardinaj është prit në Departamentin e Mbrojtes së SHBA-ve, në Pentagon. Ai ka biseduar me gjeneralin Joseph L. Lengyel – Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane. Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA. Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon. Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur, njofton Zyra e Kryeministrisë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …