Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që rasti i vdekjes së Astrit Deharit të ndriçohet dhe çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. “Bashkëndjej me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e po ashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari. Drejtësia për Astritin do të ndodhë, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
