Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se rritja e pagave në sektorin publik po merret më shqetësim nga bizneset

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe i politikave ët vogla tatimore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë. Sipas Haradinajt, në vend hartohen ligje të mira , por që mungon implementimi. “Viti 2018 ka qenë më shumë i infrastrukturës ligjore, por viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë, krijimin e sekretariatit të përhershëm të ekonomisë. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të volitshme në rajon ne duam t’i dëgjojmë investitorët”, tha ai Ndëkaq ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se janë të përkushtuar të përmirësojnë ambientin e biznesit në vend.“Edhe pse nuk kemi mbajt takime formale nga rifinksionalizimi i këtij këshilli ne kemi qenë aktiv në punët tona të përbashkëta për të adresuar prioritetet dhe sfidat tona për ambientin e të bërit bizne”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lushaku dhe Guri: LDK-ja ka 20 vota kundër për çdo kandidat të VV-së për kryetar Kuvendi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku dhe Paris Guri, kanë deklaruar se LDK-ja …