Qeveria e Kosovës i ndan 1.1 milion euro për tejkalimin e krizës së krijuar në ndërmarrjen Trepça

Berisha-Shala: Çështja e “Trepçës” duhet të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur, është çështje madhore

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala, ka thënë se çështja e “Trepçës” assesi s’do të duhet të jetë pjesë e tavolinës së diskutimeve në Bruksel. Sipas saj, për këtë gjë duhet të bëhet unifikimi i spektrit politik në vend dhe të punohet për draftstatutin zhvillimor të kësaj ndërmarrje Berisha-Shala, ka thotë se çështja e “Trepçës” duhet të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur që, sipas saj, opozita duhet ta kalojë vetveten dhe për çështje madhore siç është “Trepça” ta bëjë kuorumin dhe bashkërisht të punojnë drejt zhvillimit të kësaj ndërmarrje. “Bordi i ‘Trepçës’ është peng i draftstatutit dhe disa kërkesave të sindikalistëve dhe s’mund të kërkojmë diçka nga ta kur ende s’kanë pasur mundësi t’ia fillojnë punës”, ka thënë Berisha Shala, duke aluduar kështu në neglizhencën që po bëhet në kalimin e draft-statutit nga partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …