Kryeministri Edi Rama mbajti mbledhjen e parë të qeverisë në mandatin e tretë, menjëherë pas betimit në Presidencë. Vendimi i parë i qeverisë së re ishte ai lidhur me kodin etik të qeverisë, i cili duhet të zbatohet nga çdo ministër apo zëvendës i tij. Teksa theksoi faktin se kodi etik i qeverisë është në fuqi nga 2013 kryeministri risolli në vëmendje faktin se sipas kodit anëtarët e qeverisë nuk duhet të udhëtojnë në biznes klasë as që nuk mund të u pushojnë jashtë shtetit apo të darkojnë dhe drekojnë në festa kur janë në orar të punës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
