Ana Bernabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një seancë të Kuvendit ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën. Si shkak për këtë situatë, ajo ka thënë se janë veprimet e njëanshme të Prishtinës. Brnabiq në seancën e Kuvendit të Serbisë  ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë. Mirëpo pas kësaj deklarate luftënxitëse, kryeministrja  e Serbisë, Ana Bernabiq ka folur lidhur me nevojën për paqe. Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …