Kryeminstri Haradinaj ka pritur sot një takim familjarët e heroit të Kosovës, Xhemajl Fetahaj në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. Ai ka thënë se Fetahaj hynte i pari në fushëbetejë dhe tërhiqej i fundit. “Trimi i Koshares, Hero i Kosovës, Xhemajl Fetahaj hynte i pari në fushëbetejë dhe tërhiqej i fundit. Kurdoherë fitimtar! Familja tipike shqiptare Fetahaj ishte e gatshme ndër breza për t’i dalë zot atdheut. Prita sot me respekt familjarët e Xhemajlit dhe u shpreha mirënjohjen më të thellë për sakrificën sublime të vëllaut, birit dhe babait të tyre. Përulemi gjithmonë para veprës së të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
