Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka uruar për mirëqenie me të mirë për ta

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, viziton gjimnazin ‘Skënderbeu’, në Kaçanik, në të cilin po mbahej testi i arritshmërisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot gjimnazin ‘Skënderbeu’, në Kaçanik, në të cilin po mbahej testi i arritshmërisë, me nxënësit e klasave të nënta, të kësaj komune. Me këtë rast, ministri i shoqëruar nga kryetari i komunës, Besim Ilazi kanë takuar Këshillin Drejtues të këtij gjimnazi, me të cilët biseduan rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor në këtë institucion dhe për zhvillimet në arsim në këtë komunë. Në këtë takim, ai ka shprehur përkrahjen e Ministrisë së Arsimit për sigurimin e ambienteve të përshtatshme për fëmijët tanë dhe motivimin e mësimdhënësve, duke ofruar ambiente të përshtatshme për mësimdhënie. Bytyqi po ashtu tha se testi i arritshmërisë është një mundësi e mirë që nxënësit të dëshmojnë të arriturat e tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa tha se pret rezultate të mira nga ky test. Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore “Idriz Seferi”, ku po ashtu takoi Këshillin Drejtues të shkollës, me ç’rast shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për të krijuar kushte dhe ambient të mirë në shkolla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …