Kryenegociatori i Kosovës në dialogun, Kosovë-Serbi në Bruksel, Besnik Bislimi, kritikoi emisarin sllovak Miroslav Lajcak

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi, njoftoi se ka dorëzuar një dokument 7-faqesh me komente për planin e implementimit të marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel dhe Ohër. Dokumenti është dërguar dhe është konfirmuar se ka arritur në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell. Bislimi sqaroi tri siguresat kryesore të kërkuara: formalizimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës nga ish-kryeministrja serbe Ana Brnabiq, dorëzimi i Milan Radojiçiqit. Bislimi gjithashtu kritikoi emisarin sllovak Miroslav Lajcak për mënyrën e zbatuar të marrëveshjes. Ai theksoi se këto kërkesa janë bërë për të siguruar zbatim të plotë dhe efektiv të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani paralajmëron plan të ri 4-vjeçar për FSK-në

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur …