leoni

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të hënën të mbahet seanca për formimin e Ushtrisë

Të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në komunikatën për media bëhet e ditur se në rend dite të kësaj mbledhjeje janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018. Po ashtu në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018. Si pikë e tretë e rendit të ditës është vendosur edhe përgatitjet për seancë plenare. Në këtë pikë përfshihen edhe tri projektligjet për FSK-në të cilat kaluan në shqyrtim të parë. Kujtojmë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të formohet në muajin dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për …