Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për caktimin e datës për seancën e re plenare të legjislativit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje, ku do të shqyrtohen tri pika të rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje, ndërsa pas mbledhjes kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media. Do të jenë tri pika të rendit të ditës: miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave dhe çështje të ndryshme. Në njoftim thuhet se për shkak të pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në këtë mbledhje nuk do të ketë prezencë të mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …