Brickos

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shembja e ndërtesës së Teatrit në Tiranë është shembje edhe e kauzës mashtruese të opozitës

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe rajon, Sadik Halitjaha, përmes një shkrimi i ka komentuar protestat e fundit në Shqipëri pas rinimit të objektit të vjetër të Teatrit Kombëtar.”Shembja e ndërtesës së Teatrit në Tiranë është shembje edhe e kauzës mashtruese të opozitës. Opozita në mungesë të ndonjë kauze politike e kombëtare, bëjnë përpjekje si i përmbyturi të kapen për një fije bari!! Ndërsa solidarizimi nga Kosova është si përherë kur ndezën anti kombëtaret në Shqipëri ndezën edhe argatët e të njëjtës vijë,sepse argatët e të njëjtit patron anti shqiptarë janë në kolonën e pestë të përbashkët, me të njëjtin mision janë. Kujt po i pengon rregullimi i sheshit, kujt po i pengon qendra tregtare Toptani, kujt po i pengon Lana e pastër, kujt do të i pengoi një teatër modern me infrastrukturë e standarde evropiane. Kujt po i pengon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kur do ju vjen fundi juve kundërshtarëve të përparimit të shqiptarisë. Ju përherë përpiqi të i ringjallni fosilet që ti mbani në jetë. Nuk ju beson ma askush nuk jeni ma në kohen e Alibungut te mos ju dalin sheshit mashtrimet,tani koha moderne shpejt po ju heq maskat”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …