B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Kryetarët e shteteve të botës përkrahin Erdoganin dhe demokracinë në Turqi

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se kryetari amerikan, Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry janë të një mendje, se palët në Turqi duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Amerika ndjek me shqetësimin më të madh ngjarjet në Turqi”, ishte deklarata e Kerrit. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov theksoi nevojën për të evituar gjakderdhjen duke thënë se problemet në Turqi duhet të zgjidhjen në përputhje me kushtetutën.  Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun bëri thirrje për qetësi, siç bëri të ditur një zëdhënës i organizatës. Edhe shefi i i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Turqia ishte një aleat i fortë dhe kërkuar rivendosjen e rendit dhe qetësisë dhe respektimin e plotë të institucioneve demokratike. Në përkrahje të demokracisë në Turqi janë shprehur edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, shefja e BE-së Mogerini e shumë zyrtarë të tjerë të vendeve demokratike të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Radislav Krstiq pranon fajësinë për Gjenocidin në Srebrenicë dhe kërkon publikimin e Pendimit të Tij

Radislav Krstiq pranon fajësinë për Gjenocidin në Srebrenicë dhe kërkon publikimin e Pendimit të Tij

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnje-Hercegovinës, Radislav Krstiq, i cili u dënua me 35 vjet …