Kryetari Aliu ka pritur në takim drejtues të fondacionit “Enver Maliqi”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim drejtues të fondacionit “Enver Maliqi”. Ai ka shkruar: “Mirëprita në zyrën time, drejtuesit e Fondacionit “Enver Maliqi”, drejtoren znj. Nina Sherifovska si dhe z. Ardian Xh. Behluli drejtor i përgjithshëm në Enternet, me të cilët nënshkruam marrëveshjen për donacionin me inventarë që do ta bëjë ky fondacion për Bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, me çka do të krijohen kushte më të mira për studentët dhe lexuesit e Bibliotekës. Falënderues Fondacionit “Enver Maliqi” për këtë donacion dhe gjithë akterëve që bën të mundur realizimin e tij”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …