Brickos

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka diskutuar mbi të arriturat e këtij bletari por dhe shqetësimet sezonale që përcjellin këtë sektor e që kanë lidhje direkte me spërkatjet e pakontrolluara që bëjnë fermerët nëpër parcelat e tyre të mbjellura e që ndikojnë direkt në dëmtimin e shoqërive të bletëve. Komuna e Ferizajt me shqetësim të thellë kërkon nga ana e qytetarëve  respektimin e orareve për përdorimin e insekticideve të ndryshme dhe herbicideve të ndryshme me qëllim të ruajtjes së një kategorie të veçantë të fermerëve siç janë kultivuesit e bletëve. Qytetarët e komunës së Ferizajt luten që në hapësirat ku ekzistojnë shoqëri të bletëve duhet t’i informojnë paraprakisht pronarët e bletishteve për kohën dhe vendin se ku do të bëjnë spërkatjen me qëllim të evitimit të dëmeve në shoqëritë e bletëve. Duke i falënderuar paraprakisht dhe uruar për punë të palodhshme komuna e Ferizajt lutet për mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …