Po vazhdon realizimi i projekteve publike në komunën e Skenderajt

Me përmirësimin e motit dhe krijimin e kushteve për punë, po vazhdon edhe realizimi i projekteve publike në dobi të qytetarëve të komunës së Skenderajt. Në këtë mënyrë, po realizohet projekti për kubëzimin e rrugëve dhe degëzimeve në Klinë të Poshtme, pas përfundimit të punimeve në Lagjen III të Skenderajt, ku janë shtruar rrugët me kubëza betoni. Sot, kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë përcjellë nga afër realizimin e punimeve, në kuadër të këtij projekti që ishte premtim për banorët e kësaj zone.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …