Kryetari Latifi priti në takim z. Shaip Himaj, njeriu që ktheu në polici mbi 10 mijë euro të gjetura

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim z. Shahip Himaj nga fshati Gexhë i cili me 8 prill të këtij viti, pasi i kishte gjetur 10.300 euro, i kishte dorëzuar në polici.

“Me kënaqësi të veçantë e prita në takim z. Shaip Himaj nga fshati Gexhë, të cilit i dhashë mirënjohje për fisnikërinë dhe humanizmin e treguar, që më 8 prill i kishte gjetur 10 mijë e 300 euro dhe i kishte kthyer në Policinë e Kosovës, një akt ky shumë i çmuar.

E falënderoj z. Himaj për këtë veprim ndershmërie dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të ndjekin shembullin e njëjtë, kështu duke treguar kulturë e dinjitet njerëzor” ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …