Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur, Komandantin e Kazermës “Skënderbeu” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj, Gjeneralin Jeton Dreshaj me bashkëpunëtorë ku diskutuan mbi planet e disa rregullimeve infrastrukturore dhe projekte tjera në funksion të Kazermës së FSK-së në Ferizaj dhe gjithë qytetarëve të kësaj zone, ku kryetari Aliu ka ofruar gjithë mbështetjen e tij dhe të komunës së Ferizajt me kapacitetet që kanë, për të përmbushur këtë synim.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
