Kryetari Aliu me dëshirën më të sinqertë, nga thellësia e zemrës, ka uruar Festën e Fitër Bajramit.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi në rrjetin e tij social, facebook, me dashurinë më të plotë, me dëshirën më të sinqertë, nga thellësia e zemrës, ka uruar gjithë besimtarët islam Festën e Fitër Bajramit.

Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam!

Agjërimi, lutjet e sakrificat tuaja, veprat e mira e solidariteti me njëri-tjetrin në Muajin e Bekuar të Ramazanit, qofshin të pranuara. Me dashurinë më të plotë, me dëshirën më të sinqertë, nga thellësia e zemrës,ju uroj Festën e Fitër Bajramit. Qofshin gjithmonë të bardha ditët tuaja, shpirtplote e gëzimplote, me shëndet, mirësi e mbarësi me të të dashurit tuaj.

Për ju dhe familjet tuaja – Urime Fitër Bajrami!

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …