Kryetari Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve. Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë. Biden – që është i vendosur që t’i tregojë botës se demokracia mund të funksionojë ende teksa autoritarizmi po rritet në mbarë botën – do të flasë nga Shtëpia e Bardhë, duke hapur kështu Samitin për Demokracinë. Ai është zotuar se do ta organizojë këtë samit në nisje të mandatit të tij presidencial, me qëllim që të përforcojë angazhimin e SHBA-së që të vendosë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme të Uashingtonit, tha administrata e tij përmes një deklarate.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …