Kryetari Asllanaj viziton institucionet kujdestare

Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj së bashku me një pjesë të stafit të tij pak para ndërrimit të moteve ka vizituar institucionet kujdestare në natën më të lumtur të vitit: shëndetësinë, policinë dhe zjarrfikësit.

Në të tria këto institucione kryetari Asllanaj, u informua se gjendja është e mirë e qetë dhe se po festohet dinjitetshëm në Komunë. Atyre që po kujdestaronin, kryetari Asllanaj ju ka uruar festën dhe ju ka dëshiruar sa më pak punë, intervenime dhe ta kenë sa më të lehtë këtë natë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …