Festojnë duke punuar dhe marrin urimin e parë nga kryetari Ismajli

Kryetari i komunës së Shtimes z.Naim Ismajli i shoqëruar nga drejtori i DSHMS Musa Baftiu në momentet e ndërrimit të moteve qëndruan në mesin e punëtorëve të shtëpisë së shëndetit, që në këtë festë kujdestaronin. Urimet për punën e tyre të shenjtë kryetari u drejtoi duke u dëshiruar shëndet dhe fat në vitin 2017. Në këtë natë festive kryetari vizitoi dhe kaloi qaste gëzimi edhe me ekipin e Policisë se Kosovës, të cilët i uroi për vigjilencën e tyre në shërbim të qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

NPL “Ambienti” në Ferizaj, kanë ndërmarrë aksion për pastrimin e trotuarit, heqjen e barishteve, krasitjen e drunjve

Sot në orët e hershme të mëngjesit punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj, kanë ndërmarrë …