Danimarka do të nisë nga 1 janari 2027 një skemë të re për lejet e punës, e cila do t’u mundësojë shtetasve të vendeve të caktuara të punësohen me prag më të ulët të pagës minimale. Skema, e quajtur „Marrëveshja Kolektive“, vlen për punëtorët e huaj që punësohen në kompani të certifikuara dhe në pozita të mbuluara nga marrëveshjet kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave. Megjithatë, qytetarët e Kosovës nuk përfshihen në këtë mundësi, pasi vendi nuk bën pjesë në kategoritë e shteteve të përcaktuara nga autoritetet daneze. Sipas kushteve të skemës, paga minimale vjetore është 322 mijë korona daneze, sipas nivelit të përcaktuar për vitin 2026. Ligji është miratuar nga Parlamenti danez më 3 shtator 2026, ndërsa zbatimi pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Përjashtimi nga kjo skemë nuk nënkupton se kosovarët nuk mund të punojnë në Danimarkë përmes rrugëve të tjera ligjore të punësimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
