leoni

Kryetari Bahtiri kërkon nivelizim të pagave për kategoritë e njëjta të shërbyesve civil

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan çështje të ndryshme nga fushëveprimi i Bordit.

Si pikë e parë e rendit të ditës, u shqyrtua çështja e koeficientit të pagave të shërbyesve civil.

U konstatua se në Shërbimin civil të komunës së Mitrovicës, ka laramani sa i  përket koeficientit të shërbyesve civil, përkatësisht ka dallime të koeficientit për shërbyesit të të njëjtit rang.

Kryetari Bahtiri tha se kjo gjendje e shkaktuar nga shkelja e ligjit të ish drejtuesve komunal, nuk mund të vazhdohet kështu, përndaj do të merren masa për barazimin e koeficienteve të shërbyesve sipas kategorive dhe rritjen e koeficienteve atje ku vërtetë vlerësohet se një gjë e tillë është e domosdoshme.

Në vazhdim të takimit, anëtarët e Bordit u njoftuan  për bartjen  në këtë vit të një shume të mjeteve nga të hyrat vetjake që ishin planifikuar për vitin 2015, por që janë bartur në këtë vit.

Lidhur me këtë shumë të parave, u tha se ato duhet të ridestinohen vetëm në bazë të dispozitave ligjore dhe me vendim përkatës të kryetarit dhe të Kuvendit të Komunës.

Po ashtu, në takim u konstatua se të gjitha përgatitjet për fillimin e ushtrimit fushor “Veprimi i Shpejtë 7”, janë bërë me kohë. Nga drejtorët e drejtorive dhe institucioneve tjera përkatëse, që kanë detyra në ushtrim, u kërkua që të jenë të gatshëm dhe që ato t’i realizojnë ashtu siç kërkohet, në mënyrë që ushtrimi të ketë sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …