Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Kryetari, Bajram Begaj i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj i dërgoi sot një telegram urimi kryetarit  të Ukrainës, Vladimir  Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë . Në mesazhin e tij, Begaj ndërsa përcjell urimet për këtë ditë vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por edhe lidhjen e sinqertë midis dy popujve, falë edhe diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë. “Në këtë 30-vjetor, si shenjë e dëshirës dhe e vullnetit tonë për të qenë sa më pranë Ukrainës dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, Shqipëria ka vendosur ta ngrejë nivelin e pranisë së saj diplomatike në Kiev. Begaj ritheksoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe të pavarësisë së Ukrainës. Ai siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por edhe me mbështetje diplomatike e ushtarake, pasi ndajmë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.(ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …