Kryetari Bashkim Ramosaj dhe drejtori i Arsimit, Besnik Hulaj, vizituan shkollat e komunës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të Ri shkollor 2025/2026, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj, vizituan disa nga shkollat e komunës.

“Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore sjell gjithmonë gëzim dhe emocion të veçantë, ndërsa për fëmijët që sot nisin për herë të parë rrugën e dijes, kjo ditë mbetet e paharruar dhe plot kuptim.

Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me dije, arritje e suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe stafin arsimor”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja inauguruese e Kuvendit komunal të Skënderajt mbahet më 4 dhjetor 2025

Është thirrur seanca inauguruese nga Kryetari i zgjedhur i komunës së Skënderajt, z.Sami Lushtaku, e …