Kryetari Bashkim Ramosaj ka vizituar në Prilep biznesin inovativ “Degesolar L.L.C Energy”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorët e tij kanë vizituar të hënën në Prilep biznesin inovativ “Degesolar L.L.C Energy”, me pronar z. Durim Dabiqaj.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoj dhe të mirëpritem nga familja e respektuar Dabiqaj në Prilep, të cilët kanë hapur biznesin inovativ “Degesolar L.L.C Energy”, me pronar z. Durim Dabiqaj.

Ky është një brend i dalluar, prodhues i energjisë solare, i cili sjell një sistem unik pune, si në koncept ashtu edhe në funksionim, duke përfaqësuar një vlerë të shtuar dhe një mundësi të madhe për zhvillimin e komunës sonë, Deçanit.

Biznese të tilla janë shembulli më i mirë i vizionit dhe guximit sipërmarrës. Përkrahja për to nuk do të mungojë, sepse Komuna i konsideron si partnerë strategjikë në zhvillimin ekonomik, duke kontribuar në hapjen e vendeve të reja të punës, inovacion dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka shkruar në profilin e tij nv facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …