MIT
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Dëshmorët / Zeqir Hajzir Mulaj (27. 10. 1939 – 25. 3. 1999)
Zeqir Hajzir Mulaj (27. 10. 1939 - 25. 3. 1999)

Zeqir Hajzir Mulaj (27. 10. 1939 – 25. 3. 1999)

Zeqir Mulaj u lind më 27. 10. 1939 në fshatin Vitak të komunës së Skënderajt. Prindërit e tij, Hajrizi e Hanifja, gjatë jetës së tyre bashkëshortore lindën katër vajza dhe dy djemë: Fatimen, Zeqirin, Hasimen, Zaden, Sadikun dhe Bahtien. Babai i Zeqirit, Hajrizi mirrej kryesisht me bujqësi, kështu që fëmijët i rriti me mund jashtëzakonisht të madh. Përkundër gjendjes jo të mirë ekonomike, ai që në moshë të re e kuptoi se për të çliruar vendin, krahas pushkës kërkohej edhe dije e mençuri. Si arsimdashës që ishte, Zeqirin e regjistroi në shkollën (mejtepin) e hapur në Vitak, i pari i këtij lloji në këtë anë. Në këtë shkollë, Zeqiri ishte dalluari për zgjuarsi. Meqenëse shqiptarët gjatë dy decenieve pas Luftës së Dytë Botërore ishin të privuar nga shumë të drejta, detyrohet të mirrej kryesisht me punë fizike, kurse në vitin 1972-1975, Zeqiri shkoi në Gjermani, ku krahas punës fizike, kishte rastin të njihej edhe me disa çështje që kishin të bënin me liritë dhe të drejtat njerëzore, në kuadrin e aktivitetit të emigracionet.

Në pranverën e vitit 1998, me rastin e shpalljes së një territori të gjerë zonë ushtarake që përfshinte disa fshatra të trevës së Drenicës veriore, në mesin e tyre edhe Vitaku, me përvojën e një eprori rezervë në ish-Armatën Jugosllave, Zeqiri kontribuoi në përgatitjen e istikameve të luftës në një vijë të gjerë mbrojtëse. Pastaj rekrutëve të rinj u dha instruksione rreth përdorimit të armëve të ndryshme, ndihmoi në evakuimin e popullësisë civile gjatë ofensivave si dhe ushtarëve të pikës ku vepronte, ua shpjegonte strategjinë e armikut gjatë operacioneve luftarake kundër pozicioneve të UÇK-së. Këtë përvojë ai e kishte bartur edhe te djali i tij, Dritoni, i cili po ashtu ishte pjesëtar i UÇK-së dhe zhvillonte beteja krah për krah me luftëtarët e tjerë të lirisë. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër makinerisë serbe, më 25.3. 1999, forcat serbe futën në një rrethim të hekurt disa fshatra të Drenicës dhe zhvilluan një ofensivë të ashpër, jo vetëm kundër njësiteve të UÇK-së, por edhe kundër popullatës civile e strehuar afër lumenjve e nëpër lugina. Toka po dridhej nga granatat, topat e minahedhësit serbë. Shtëpitë po digjeshin e po shndërroheshin në gërmadha, nga piromanët serbë. Tymi kishte mbuluar qiellin mbi fshatrat Vitak dhe Kllodernicë. Luftëtarët e lirisë po shkepnin plumbat e fundit. Shumë grupe civilësh ishin zënë nga armiku. Disa ishin vrarë, të tjerët ishin përzënë nga treva e nga Kosova. Në këto rrethana të rënda lufte, Zeqiri në përpjekie e sipër për të depërtuar te familjarët e tij në Kllodernicë që t’i shpëtonte nga kthetrat serbe, në lagjen Latifaj të Kllodernicës bie, së bashku me të birin, Artonin dhe renë, Miradien. Në atë rast ishte plagosur biri tjetër i tij, i cili po ashtu ishte pjesëtar i UÇK-së, Dritoni, si dhe vajza, Shkurta.

Dëshmori i lirisë Zeqir Mulaj ka lënë bashkëshorten Hatemen dhe bijtë e bijat: Naxhien, Shaqirin, Sadien, Zylen, Shkurten, Ilirin, Dritonin, kurse Dritoni martir prehet i qetë pranë babait të tij në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe martirëve të Vitakut. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Ilaz Sokoli, (14.1.1964 – 1.11.1989)

Bedri Ilaz Sokoli, (14.1.1964 – 1.11.1989)

Zhvillimet revolucionare të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, i kishin dhënë hovin vendimtar kërkesave ...