Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka vizuar fshatin Voksh, një vend i njohur gjithandej trojeve shqiptare për traditën, mikpritjen dhe njerëzit e fjalës e të besës, por edhe për punëtorët e palodhur që e bëjnë këtë vend të veçantë. Në postimin e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar se kontributi i Vokshit për shtetndërtim është i hershëm sa vetë historia, me burra patriotë, luftëtarë e atdhetarë.
Ishte kënaqësi të jem mes jush dhe të dëgjoj kërkesat tuaja!
Jam i lumtur që gjatë këtij muaji kompania e kontraktuar nga komuna do të kryejë punimet në rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve të fshatit, si dhe ndriçimin publik.
Faleminderit përzemërsisht për besimin tuaj, respektin dhe mikpritjen e ngrohtë, ka shkruar kryetari Ramosaj.
.