Kryetari Bashota falënderon gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike në zgjedhjet e 11 qershorit

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, falënderon gjithë qytetarët e Komunës për daljen e dinjitetshme në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit. Ai gjithashtu falënderon qytetarët për sjellje të kulturuar gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve.

“Qytetarët e Klinës treguan kulturë të lartë demokratike. Gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve nuk është shënuar asnjë ekses dhe për këtë ju jam mirënjohës qytetarëve të Klinës. I gjithë procesi i votimit dhe numërimit të votave ka kaluar pa probleme dhe nuk ka pasur asnjë manipulim”, thotë Bashota, sipas të cilit Klina edhe njëherë e dha provimin për zgjedhje fer dhe korrekte.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Zvogëlohet ndjeshëm numri i bizneseve në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka tërhequr vërejtjen për zvogëlim të ndjeshëm …