Kryetari Begaj merr urime të shumta nga qytetarët

Qytetarë të shumtë të Komunës së Malishevës dhe më gjerë, e kanë vizituar Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e fitores në zgjedhjet e së dielës, dhe marrjen e mandatit të dytë për ta udhëhequr Komunën e Malishevës, edhe për katër vitet e ardhshme. Kryetari Begaj, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë vizituar, si dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për besimin e dhënë.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë. Unë do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake dhe të gjithë së bashku do të angazhohemi për të mirën e Komunës së Malishevës dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Besimi i juaj, është obligim për mua, dhe unë do të jem në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes së qytetarëve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Malishevës, është zhvilluar të dielën më 19 nëntor, dhe sipas rezultateve preliminare, kryetari Ragip Begaj, ka fituar besimin e votuesve të Komunës së Malishevës, për të qeverisur me Malishevën, në katër vitet e ardhshme.

Ky është mandati i dytë i Ragip Begajt, i cili ka marrë besimin e qytetarëve, për të drejtuar Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …