Qytetarët e Kaçanikut urojnë Kryetarin Ilazi për mandatin e ri

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, që në orët e mëngjesit ka filluar të pres qytetarët, të cilët i uruan atij për fitoren e radhës si Kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Kryetari Ilazi falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, të cilët edhe të dielën treguan maturi, duke realizuar një proces zgjedhor krejtësisht demokratik dhe pa incidente. Ndërsa në mënyrë të veçantë i falënderoi ata për besimin e dhënë përmes votës së çmuar demokratike. Në mesin e qytetarëve ishte edhe qytetari- veterani i luftës së UÇK-së Ibush Guri, i cili i uroi Kryetarit Ilazi punë dhe angazhime të palodhshme në mandatin e ri qeverisës si Kryetar Komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–shtator 2026.

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt në të cilën asamblistët …