Kryetari Begaj priti futbollistin Vesel Limaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të takimeve të tij, me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë të njohur me sukseset e tyre në sport, e ka pritur në zyrën e tij, futbollist e FC “Hamburg” – U23, Vesel Limaj, i cili është edhe reprezentues i Kosovës U21, pasi ka pranuar ftesën e Federatës Kosovare të Futbollit. Kryetari Begaj, i ka uruar suksese futbollistit Limaj.

Vesel Limaj, cilësohet si njëri prej super talenteve të ekipit të Hamburgut, në Gjermani dhe pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21, i ka bërë ftesë Limajt, ndërsa ky i fundit e ka pranuar ftesën dhe tani edhe zyrtarisht është pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …